Topi ngushëllon Peres: Lufta ndaj terrorizmit, e përhershme

Jul 19, 2012 | 19:42
Peres, Topi

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka nisur një mesazh ngushëllimi, Presidentit të Shtetit të Izraelit, Shimon Peres, ku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e sulmit terrorist në Burgas të Bullgarisë.

Mesazhi i Presidentit, Bamir Topi
“Me indinjatë të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetëve të gjashtë qytetarëve izraelitë, në aeroportin e Burgasit, në Bullgari, nga një sulm barbar terrorist.

Ky sulm kriminal i grupeve terroriste ndaj njerëzve të thjeshtë, që cënon sigurinë dhe paqen në botë, tregon dhe një herë qartë se, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar është detyrë e përhershme jo vetëm e aleancave politiko-ushtarake, por e të gjitha forcave përparimtare dhe vendeve demokratike të botës.

Populli dhe Shteti Shqiptar është pranë jush në këto momente të dhimbshme dhe u shpreh të gjithë familjarëve të viktimave dhe popullit mik izraelit, ngushëllimet më të sinqerta, duke u lutur që shpirtrat e tyre të prehen në paqe!”

© Panorama.al

Te lidhura