TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka shprehur sot ngushëllimet në Ambasadën e Republikës së Hungarisë në vendin tonë për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Hungarisë, Ferenc Madl.
Ne librin e ngushellimeve, Topi shkruajti se “kujtimi i Presidentit Madl do të mbetet gjithnjë thellë në kujtesën e kolegëve të tij në mbarë botën si dhe në panteonin njerëzve më të shquar të Hungarisë.”
Në këtë vizitë, Presidenti Topi shoqërohej nga Shefi i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe Këshilltari diplomatik, Çlirim Çepani.











