
VATIKAN- Me ftesë të Atit të Shenjtë, Papa Benediktit XVI, Presidenti i Republikës Bamir Topi i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Teuta Topi janë nisur drejt Vatikanit, ku do të priten në një audiencë të veçantë nga Papa Benedikti XVI.
Zyra e shtypit e Presidencës njofton se ;“Audienca, që do të zhvillohet në zemër të Selisë së Shenjtë, do të ketë në qendër të tij bisedime mbi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis vendit tonë dhe Shtetit të Vatikanit, ruajtjen e vlerave të bashkëjetesës ndërfetare, si dhe kontributin e bashkësive fetare në jetën e vendit dhe rolin e shtetit në ndihmë të tyre.”
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Topi pritet të zhvillojë edhe një takim zyrtar me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Tarçizio Bertone.











