TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot paradite Ministrin e Shtetit në Zyrën e Punëve të Jashtme të Komonuellthit, Dejvid Lidington, gjate takimit me te cilin u ndalen edhe ne situaten aktuale politike ne vend.
Ata theksuan rëndësinë e kapërcimit sa më të shpejtë të ngërçit politik nëpërmjet dialogut institucional dhe përmbylljes në mënyrë ligjore të procesit zgjedhor.
“Pasi vlerësoi rolin pozitiv e publik të Kreut të Shtetit shqiptar në drejtim të rivendosjes së dialogut institucional politik, Ministri Lidington theksoi rëndësinë e realizimit të reformave dhe plotësimit të kritereve të nevojshme, duke nënvizuar edhe njëherë mbështetjen e pakursyer të Britanisë së Madhe ndaj aspiratave integruese të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian”-thuhet ne njoftimin e Presidences.
Presidenti Topi vleresoi marrëdhënie të një partneriteti dhe aleance të ngushtë me Britanine. “Si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm e të ngushtë strategjikë, Britania e Madhe dhe përfaqësuesit e saj zyrtarë, kanë kontribuar vazhdimisht për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe në përparimin e saj drejt familjes së madhe evropiane”- tha Topi.
© Panorama.al











