Topi, Emirit të Katarit: Shtoni investimet tek ne

Feb 28, 2012 | 11:35

DOHA/KATAR- Presidenti Bamir Topi është pritur sot nga Emiri i Shtetit të Katarit, Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani, në Pallatin Mbretëror, me te cilin kane diskutuar per zhvillimin dhe fuqizimin akoma më tej të marrëdhënieve miqësore e të gjithanshme midis Shqipërisë dhe Katarit.

Ne fjalen e tij, Topi shprehu interesimin e shtetit shqiptar për rritjen e fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, kryesisht për shtimin e investimeve të Shtetit të Katarit në Shqipëri, zgjerimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe projekteve konkrete në fushën ekonomike, energjetike, infrastrukturore, në bujqësi, agro-industri, sektorin minerar dhe atë të gazit, por dhe në atë të turizmit, në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Nderkohë, Emiri i Shtetit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani shprehur bindjen në intensifikimin e mëtejshëm të tyre, përmes shtimit të bashkëpunimit e konkretizimit me marrëveshje e projekte të rëndësishme të zbatueshme në fusha me interes të ndërsjellë si turizmi, bujqësia me prodhimet e saj organike, agro-industria, industria minerare, etj.

Emiri i Shtetit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al Thani garantoi mbështetje e bashkëpunim të mëtejshëm e të frytshëm në strategjitë për zhvillim të konsoliduar, në kuadër edhe të organizmave ndërkombëtare si OKB-ja dhe Konferenca e Vendeve Islamike.

© Panorama.al

Te lidhura