TIRANE- Presidenti Bamir Topi dhe ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu kane ngushelluar nga afer familjaret e komandant Feti Voglit, rene ne krye te detyres pas sulmit te policise afgane ne Kandahar.
Ata kane zhvilluar ne mesdite nje vizite ne familjen e Deshmorit te Atdheut, e cila prej mbremjes se djeshme ka hapur dyert e zise. .
“Shpreh vlerësimet më të mëdha për një dëshmor si Feti Vogli. Ai ka marrë pjesë me dinjitet në tre misione në Afganistan. Ngjarja ishte një kurth për forcat tona por misioni ynë në Afganistan do të vazhdojë” ka thene Topi, gjate nje prononcimi per mediat.
Vleresim ka dhene edhe ambasadori amerikan. “Askush nuk e di se përse Feti Vogli ishte personi që u vra, por ai vdiq për një qëllim dhe ju duhet të jeni krenar për atë se çfarë ai ka bërë” tha Arvizu.
© Panorama.al











