
TIRANE- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka dekretuar sot Artan Zenelin, si anetar te Gjykates se Larte.
Me nje dekret te posacem, në mbështetje të nenit 93 dhe 136, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë, presidenca njofton emerimin e Zenelit ne vendet vakante te ketij institucioni. Dekreti ne fjale hyn ne fuqi menjehere dhe pret miratimin e Kuvendit.
Kandidatura e Artan Zenelit eshte rrezuar nga maxhoranca ne vitin 2008, se bashku me Altina Xhoxhaj, Kristaq Traja, Medi Bici dhe Zamir Poda.
Ne vitin 2009, Artan Zeneli, u riemërua në detyrën e gjyqtarit të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe dekret Nr.6207 të Presidentit të Republikës.
Gjyqtari Zeneli ripërfshihet në sistemin gjyqësor pas një periudhe shkëputje prej ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, detyrë të cilën ai e ka ushtruar për 8 vjet pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Krujë dhe Tiranë. Në gjykatën e kryeqytetit, ai ka ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryetarit për periudhën 1993 – 1995.
© Panorama.al











