Topi-Arvizu: Mbyllje të zgjedhjeve dhe dialog

Jun 29, 2011 | 16:03

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, theksuan gjatë një takimi, nevojën e përmbylljes së shpejtë të pocesit zgjedhor dhe rivendosje dialogut politik.

Ndër të tjera, Topi dhe Arvizu theksuan rëndësinë e kapërcimit të ngërçit të stërzgjatur politik nëpërmjet rivendosjes së dialogut politik ndër-institucional e respektimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese në shërbim të interesave madhore të vendit dhe aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar.

Topi dhe Arvizu u takuan sot në rezidencën private të ambasadorit amerikan. Presidenti, njofton zyra për shtyp,  i dorëzoi përfaqësuesit të vendit më mik dhe aleatit të ngushtë të Shqipërisë, mesazhin drejtuar homologut të tij, Presidentit Barak Obama, me rastin e përvjetorit të 235-të Pavarësisë së SHBA-ve, duke i shprehur njëkohësisht ambasadorit amerikan urimet më të përzemërta edhe në emër të mbarë popullit shqiptar për këtë ngjarje historike.

 

© Panorama.al

Te lidhura