Topi, apel institucioneve: Për fëmijët duhet menduar çdo ditë

Jun 1, 2011 | 11:31

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot paradite në Zyrën e tij njëzet fëmijë nga “Fshati SOS”, me rastin e Festës së tyre, 1 Qershorit.

Kreu i shtetit, duke uruar femijet per festen u ka bere apel institucioneve te kene ne vemendjen e tyre cdo dite te vitit femijet dhe te ardhmen e tyre.

” Është një nga ato ditë kur fëmijët vërtet gëzojnë, por kur të mëdhenjtë duhet të mendojnë! Duhet të mendojnë për jetën e fëmijëve, për të ardhmen e tyre! Çdo prind duhet të jetë i ndërgjegjshëm për krijesat që ka sjellë në jetë dhe ky është një apel edhe për institucionet: unë dëshiroj të përgëzoj institucionin që ju ka vënë nën kujdes, sepse jua ka bërë jetën njësoj si të gjithë të tjerëve!”- tha Topi.

Sipas presidentit, edhe media duhet te kete me teper kujdes per femijet, duke perfshire programe e emisione posacerisht per kete kategori. ” Të mos kujtohemi vetëm në ditën e 1 Qershorit për të folur nga mëngjesi deri në mbrëmje për fëmijët, por duhet të kujtohemi çdo ditë të vitit! Besoj që ky është një apel që nuk ju drejtohet juve, të dashur fëmijë, por u drejtohet institucioneve, u drejtohet të rriturve që të mendojnë çdo ditë të vitit për ju, sepse ju do të jeni e ardhmja e këtij vendi!”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura