Kalim me sukses të testit të demokracisë e ka quajtur kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli procesin zgjedhor më 8 maj. Gjatë një takimi të zhvilluar me Presidentin e Institutit Demokratik Amerikan, Ken Wallack ata u ndalën në reformat e zhvilluara në vend dhe rrugën integruese të Shqipërisë.
Në takim u deklarua se demokracia shqiptare e kaloi me sukses, ashtu sikurse SHBA pak vite më parë, një test të demokracisë. “Zgjedhjet konkurruese dhe transparente të 8 Majit, pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhje dhe periudha e apelimeve, treguan në të njëjtën kohe së në Shqipëri, vota është e lirë dhe sistemi funksionon. Zgjedhjet e 8 Majit ishin zgjedhjet më të mira dhe më të drejta, që Shqipëria ka realizuar deri më sot”- theksua në takim.











