Topalli uron besimtarët: Festë pas një muaji sakrifice

Aug 30, 2011 | 11:26

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pas vizites ne Komunitetin Mysliman ka uruar gjithe besimtaret ne diten e shenjte te Fiter Bajramit.

Ne nje komunikim me mediat ajo deklaroi se festa e Bajramit vjen pas një muaji durimi, sakrifice dhe shpërblimimi më i mirë është festimi në familje.

“Është një ditë e gëzueshme. Uroj të gjithë besimtatët myslimanë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe jashtë vendit, gëzuar këtë festë” tha Topalli.

Urimet u bene pas vizites se Topallit ne Selinë e Komunitetit Musliman në Tiranë ku u prit nga Kryetari, Haxhi Selim Muça.

© Panorama.al

Te lidhura