TIRANE- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli bëri thirrje që të mbyllet sa më shpejt reforma zgjedhore, pasi sipas saj, nuk ka kohë por të humbur duke qenë se po vjen edhe fundi i sesionit parlamentarë.
Topalli tha se, në Komisionin e Reformës Zgjedhore është bërë një punë e madhe dhe e mirë, ndaj ftoj njerëzisht që ajo që ka mbetur të përfundojë sa më shpejt. Sipas Topallit, koha është tani, pasi shqiptarët duan statusin, ata nuk e falin bllokimin, këtë e kanë treguar.
Duke folur në konferencën me temë Trashëgimia Zgjedhore Europiane, Topalli tha se Shqipëria ka bërë përpjekje të ndershme dhe progres për të realizuar zgjedhje transparente dhe konkurruese.
Maxhoranca, tha Topalli ka vullnetin e mirë për të zbatuar dokumentin e këshillit të Europës, Kodin e Praktikave të mira Zgjedhore si dhe rekomandimet e ODIHR.
Konferenca e sotme mbahet ne 10 vjetorin e dokumentit Këshillit të Europës për praktikat e mira elektorale, te cilin Topalli e cilësoi si Kushtetutën e zgjedhjeve, pasi sipas saj, është dokumenti që të gjithë i referohemi.
© Panorama.al











