Të hënën sesioni i ri, Topalli: Heqje imunitetit

Aug 30, 2012 | 12:33
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka njoftuar sot përmes një konference për mediat se ditën e hënë Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sesionin e ri parlamentar.

Topalli ka bërë një pasqyrë të plotë të veprimtarisë së Kuvendit gjatë sesionit të shkuar, duke e cilësuar atë të suksesshëm dhe me një bilanc shumë pozitiv.

Ajo ka numeruar ligjet e miratuar, duke u ndalur ne miratimin e reformes zgjedhore, si shume te rendesishem per vendin.

Topalli: Rames i ka mbetur topi ne rrjet. Do bllokim te statusit

Topalli ka shprehur keqardhje per bllokimin qe i beri opozita nismes se maxhorances per heqjen e imunitetit, duke perserituar angazhimin e plote te shumices per heqjen e tij si nje nga kushtet themelore per integrimin e vendit ne BE.

“Bllokimi i 6 gushtit ka pasur qëllim bllokimin e statusit, por një gjë për ne është fondamentale dhe kjo tregohet përmes historikut të zhvillimit. Për ne rëndësi kapitale ka heqja e imuniteut dhe jo rrugët e heqjes se tij, ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për heqjen e imunitetit, per te arritur një Shqipëri pa imunitete. Kjo nuk është inisiativë për kapital politik, është nismë e hershme”- tha Topalli.

Sipas saj, topi i ka mbetur në rrjetë Rames. “E vërteta është se ka një histori të iniciativave për heqjen e imuniteteve që fillon nga viti 2003 dhe vijon me vitet 2005, 2007 dhe 2012 me iniciativë të PD-së. E diskutuar 1 vit e gjysëm me Uralius dhe Paca, opozita refuzoi propozimin ndërsa mazhoranca pranoi ndryshimet e tjera pas negociatave Majko dhe Paloka. Mbase nuk e besoni se mazhoranca do i pranonte të gjitha propozimet. Unë nuk kam më të voglin dyshim se 6 gushti kishte si qëllim bllokimin e statusit. Por sic e thashë për ne ka rëndësi kapitale heqja e imuniteti dhe jo rruga e heqjes së tij dhe do ndjekim çdo rrugë”,- tha kryeparlamentarja.

© Panorama.al

Te lidhura