Topalli shpreh ngushëllimet për vdekjen e ambasadores, Marketa Fialkova

Aug 24, 2011 | 18:04

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli  ka shprehur ngushellimet e saj me te sinqerta per ndarjen nga jeta te ambasadores çeke ne Tiranë, Marketa Fialkova.

Marketa Fialkova ishte një personalitet që u shqua për aktivitetin e saj politik në lëvizjen antikomuniste të viteve ’90 në vendin e saj, një luftëtare e të drejtave të njeriut dhe një mbështetëse e vendosur për zbardhjen e padrejtësive ndaj të persekutuarve  nga regjimi komunist, një diplomate e spikatur, një besimtare e Bashkimit Europian, thuhej ne ngushellimin e Topallit.

Kryetarja e Kuvendit vlerëson shumë kontributin e çmuar të Ambasadores Fialkova në intensifikimin dhe konsolidimin e metejshëm të marrëdhënieve te shkëlqyera mes dy vendeve dhe në mbështetjen e palëkundur, si një përfaqësuese e një vendi të Bashkimit Europian, në proceset integruese të Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura