Imuniteti, Topalli-Ruçit: Votoni më 6 gusht

Jul 17, 2012 | 12:11

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duke reaguar pas deklarates per letren e kreut te grupit kuvendor te PS-se, Gramoz Ruci per ceshtjen e imunitetit ka ftuar sot opoziten te votoje me 6 gusht heqjen e imunitetit.

Ne nje deklarate zyrtare ajo sqaron se nuk i ka mberritur asnje leter nga Ruci, duke shtuar se shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur me vonesa te tilla.

Deklarata e plote

Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, sqaron opinion publik se:

1. Ne zyren e saj nuk ka mberritur zyrtarisht, as ne shqip dhe as ne anglisht, asnje leter nga Kryetari i grupit parlamentar te PS,zoti Gramoz Ruci.

2. Kryetarja e Kuvendit shpreson qe letra, e publikuar ne media prej gati 24 oresh, te mos jete nje qendrim zyrtar i Partise Socialiste, pasi nepermjet saj kerkohet shtyrja e diskutimit per ndryshimin e Kushtetutes per heqjen e imuniteteve, ne sesionin e ardhshem.

3. Duke sjelle ne vemendje se heqja e imunitetit per zyrtaret e larte dhe gjyqtaret eshte nje nga 12 rekomandimet kyce per marrjen e statusit kandidat ne Bashkimin Europian, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ben thirrje Partise Socialiste t’i bashkohet nismes se depozituar ne Kuvend dhe ne daten 6 gusht te votojne unanimisht per heqjen e imuniteteve.

4. Duke theksuar se nisma per heqjen e imuniteteve eshte nje projekt i hartuar nga misioni Euralius i Komisionit Europian dhe i PACA, projekti Antikorrupsion per Shqiperine prane Keshillit te Europes, Kryetarja e Kuvendit thekson se Parlamenti i Shqiperise ka ndjekur te gjitha procedurat ligjore per te futur ne axhende kete nisme per ndryshimin e Kushtetutes.

5. Zonja Topalli sjell ne vemendje se, ne Konferencen e Kryetareve te organizuar per kete ceshtje, Partia Socialiste nuk ka shfaqur kundershtime dhe ka kerkuar te njihet me projektin. Prej atij momenti, jane njoftuar deputetet dhe nisma eshte shpallur publikisht, duke repsktuar te gjitha kerkesat e Rregullores per kete ceshtje, e cila eshte miratuar me konsensusin e te dyja paleve ne vitin 2008 per te shmangur veprimet e nxituara.

6. Duke ftuar edhe nje here per bashkepunim Partine Socialiste, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thekson se shqiptaret nuk kane kohe per te humbur me justifikime. Interesi i shqiptareve eshte qe heqja e imuniteteve te miratohet me daten 6 Gusht per t’i dhene vendit shansin e merituar ne ecjen perpara drejt integrimit europian me standardin e transparences dhe barazise para ligjit te politikaneve, zyrtareve te larte dhe gjyqtareve.

© Panorama.al

Te lidhura