TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka shprehur ngushëllimet familjes së Kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës fisnike në Afganistan.
“Në misionin e tij paqeruajtës, ai përfaqësoi të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë, si vend i NATO-s, me sakrificën e jetës së tij të re. Me misionin e tij, ai donte të projektonte paqen për fëmijët e popullit afgan. Të gjithë shqiptarët jemi krenarë për misionin dhe detyrën e tij. Çdo shqiptari i duket sikur ka humbur njeriun e familjes se tij”- shkruhet ne mesazhin e Topallit.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ajo i ka shprehur ngushëllimet më të thella, më të sinqerta familjes se Kapiten Feti Voglit, dhimbjen më të thellë për këputjen e jetës së një djali të ri, të një prindi të ri, të një heroi shqiptar.











