TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur sot në një takim delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, kryesuar nga zoti Miroslav Mozetic, nënkryetar i kësaj Gjykate. Pasi u vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë mes dy vendeve, si Topalli ashtu edhe Mozetic theksuan se në një shtet të së drejtës, ligji dhe Kushtetuta duhet të jenë mbi gjithçka.
Topalli shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet mes Gjykatëve Kushtetuese të dy vendeve, sikundër marrëdhëiet parlamentare, janë shumë të mira, duke shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë.
“Jam e bindur, tha zonja Jozefina Topalli, se ky bashkëpunim do të vijojë të japë frytet e veta.”
Nga ana e tij zoti Mozetic, tha se bashkëpunimi i institucioneve reciproke mes Sllovenisë dhe Shqipërisë është i konsoliduar dhe po thellohet gjithnjë e më shumë.
© Panorama.al











