Topalli, mesazh ngushëllimi familjes së deputetit, Gëzim Dibra

Aug 12, 2011 | 17:01

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i shprehu sot ngushëllimet më të sinqerta familjes së deputetit, Gëzim Dibra i cili u nda nga jeta mesditën e sotme, pas një sëmundje të rëndë.

Mësazhi ngushëllues i kryetares së Parlamentit.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Gëzim Dibra:

“Me dhimbje të madhe dhe hidhërim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Gëzim Dibra.

Deputeti Gëzim Dibra ishte një deputet fisnik, me zemër të madhe dhe integritet të lartë. Si përfaqësues i Shkodrës ai punoi me sens të madh përgjegjësie dhe ndershmërie. Ai ishte i dashur për të gjithë.

Në këto momente të vështira për nënën, bashkëshorten, vajzën e vogël 10 vjeçare, familjen dhe miqtë, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të dashur.

Kuvendi i Shqipërisë ka humbur një deputet që dallonte për korrektësinë dhe angazhimin serioz në detyrën e rëndësishme.

Të gjithë ne, kemi humbur kolegun e veçantë dhe mikun e mirë.

Lutemi Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe!”

© Panorama.al

Te lidhura