Topalli: Komisionet parlamentare të përshpejtojnë punën

Jun 28, 2011 | 14:47

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kërkuar nga komisionet parlamentare të përshpejtojnë punën me axhendat përkatëse.

Sipas Topallit, komisionet duhet të veprojnë me shpejtësi sipas planit për të përmbushur në kohë axhendat.

Në mënyrë të vecantë, Topalli është përqendruar në punën e shpejtë që duhet të bëhet me projektbuxhetin, që parashikon një moment pune intensiv në në gjitha komisionet.

“Sapo ky buxhet të mbërrijë, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, për të përcaktuar kalendarin e ri të punimeve”, tha Topalli.

 

© Panorama.al

Te lidhura