Toni Bler: Lexoj Kuranin çdo ditë

Jun 14, 2011 | 10:25

Ai nuk i komentonte kurrë çështjet fetare kur ishte kryeministër, duke u mbështetur në komentet e të besuarit të tij Alastair Çampbell se “Ne nuk bëjmë Zotin”. Por, që kur është larguar nga “Downing Street” në vitin 2007, Toni Bler është bërë një person shumë i hapur për të diskutimin e besimit fetar. Bler, i cili u konvertua në katolik disa muaj pasi u largua nga detyra e kryeministrit, tani ka deklaruar se lexon çdo ditë Kuranin, librin e shenjtë të myslimanëve. Duke lexuar Kuranin çdo ditë, librin që konsiderohet nga myslimanët si fjalët ekzakte të Zotit, Bler ka siguruar se mbetet “i informuar mbi fenë”. Në një intervistë për revistën britanike “The Observer”, ai thotë: “Besoj se të jesh i informuar mbi fenë është thelbësore në një botë të globalizuar. Unë lexoj Kuranin çdo ditë. Pjesërisht për të kuptuar disa nga gjërat që po ndodhin në botë, por kryesisht sepse është jashtëzakonisht instruktiv”. Bler beson se njohuritë mbi fenë e informojnë mbi rolin e tij aktual si i dërguari special i Kuartetit (OKB, SHBA, BE, Rusi) në Lindjen e Mesme. Bler më parë e ka vlerësuar besimin mysliman si “shumë të bukur” dhe është shprehur se profeti Mohamed ka qenë “një forcë civile shumë e madhe”. Në vitin 2006 ai tha se Kurani ishte “një libër reformues, përfshirës. Ai lartëson shkencën e dijen dhe neverit supersticionet. Është praktik dhe një hap përpara nga koha e tij për sjelljet në martesë, gruan dhe qeverisjen”. Sipas Bler, leximi i Kuranit e mbështet rolin e tij si “dërgues për paqen”. Motra e Sheri Bler, gazetarja Lauren Buth, është konvertuar në islamike, pasi e përshkroi vizitën e saj në një xhami në Iran, si “eksperiencë të shenjtë”.

© Panorama.al

Te lidhura