Tomas Myler ishte ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës, gjatë përballjes që Bajerni Mynihu fitoi me Union Berlinin me shifrat 1-5. Veterani gjerman, shënoi 2 gola duke e ndihmuar skuadrën e tij të merrte një rezultat tepër pozitiv.
Megjithatë, forma e tij kohët e fundit nuk ka qenë ndër më të mirat që ka pasur në karrierë, dhe kjo vihet re lehtë. Pas përfundimit të ndeshjes, mediat gjermane të shqetësuara për gjendjen e tij fizike, kanë pyetur trajnerin Tomas Tuhel, nëse do të mund ta shohim 34-vjeçarin në fushën e lojës përballë Reali Madridit në Ligën e Kampioneve, por trajneri gjerman nuk dha një përgjigje pozitive:
“E di edhe ai. Përtej golave fantastik që shënoi, gjendja e tij fizike nuk është e mirë. Mund të debatojmë pafund për këtë temë, por ky është mendimi im”,- tha Tuhel për “Bild”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al