Tmerr në kanionet e Osumit, nxirren 6 viktimat

Aug 16, 2011 | 10:33

SKRAPAR- Trupat e gjashte te rinjve qe humben jeten ne aksidentin tragjik ne afersi te kanioneve te Osumit jane nxjerre nga ujerat e lumit paraditen e sotme.

Operacioni per kerkimin e trupave, me asistencen e policise dhe forcave RENEA, i nisur mbreme, perfundoi sot, kur viktimat u nxorren ne siperfaqe.

Aksidenti ndodhi mbremjen e se henes, kur automjeti me te cilin po udhetonin te rinjte, tip fuoristrade doli nga rruga dhe perfundoi ne humnere 150 meter thelle.

Automjeti tip fuoristradë me targa angleze u perplas ne nje shkemb gjate renies duke bere qe viktimat te perfundonin ne ujerat e lumit.

Ne makine ndodheshin gjashte te rinj. Vladimir Dulellari 26 vjec, dejtues mjeti, Fatjon Feka 23 vjec Eni Guri 21 vjec, Xhulio Allko 19 vjec, Edison Cuko 26 vjec dhe Drilon Guri, 24 vjec.

Sipas policise, te rinjte po ktheheshin nga nje dreke dhe pas saj kishin marre rrugen per ne qytet, duke preferuar nje rruge rurale qe lidh fshatin Grepcke me Corovoden. Kjo pjese rruge, rreth 5 km kalon mbi zonen e kanioneve te famshme te Osumit. Ne te gjithe gjatesine e saj, kjo rruge, sipas banoreve te zones eshte tejet e renduar dhe kalon mbi shkembinj.

Nuk dihen ende rrethanat pse makina e viktimave doli nga rruga, por dyshohet se kane ndikuar disa faktore. Shpejtesia, erresira, pakujdesia ne nje kthese, rruga e ngushte dhe jashte standardeve kane qene te mjaftueshme per te provokuar aksidentin fatal.

© Panorama.al

Te lidhura