
TIRANE- Një tjetër vrasje shënohet në kryeqytet, ndërsa autori arrestohet nga policia vetëm 20 minuta pas kryerjes së krimit.
Policia njofton se viktima është shtetasi, Abdurrahman Vrapi, i cili është qëlluar për vdekje nga shtetasi, Indrit Tresa.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet rreth orës 16:30.
Shkaqet e vrasjes ende nuk janë plotësisht të qarta, por te dhenat e fundit tregojne se ka nodhur per motive te dobeta.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© Panorama.al











