BRINDISI- Pas dy operacioneve të ditëve më parë ku u vunë në pranga disa shqiptarë dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge, policia italiane mbyll me sukses një tjetër operacion anti- drogë.
Rreth 250 kg marijuanë janë sekuestruar dhe dy shqiptarë jane arrestuar , 32 dhe 25 vjeç nga policia e Brindisit natën e shkuar.
Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe skafin me të cilin dy shqiptarët transportonin drogën nga Shqipëria për në Itali.
Operacioni është zhvilluar më shumë se 35 milje larg Brindisit në ngushticën e Otrantos. Nese droga do të kishte dalë në treg, sipas hetuesve, do të kishte kapur shifrën e 2 milionë eurove.
Të dy trafikantët të cilët ishin nisur nga Durrësi, janë arrestuar nën akuzën për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Që nga fillimi i këtij viti Guarda di Finanza ka sekuestruar rreth 4700 kg drogë që vinte nga Shqipëria, 6 skafe dhe ka arrestuar gjashtë skafistë të kombësisë shqiptare.
© Panorama.al











