TIRANE- Nje i moshuar eshte vrare ne Tirane me arme zjarri. Vrasja dyshohet te jete bere per hakmarrje dhe mendohet se ka lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Mamurras, kur u vra ne prite femija 9 vjecar qe udhetonte me makine me te emen dhe xhaxhane e tij, i cili ishte dhe objekt i sulmit.
Viktima është shtetasi Mark Shkreta, 70 vjec, babai i Altin Shkretes, autorit te krimit te Mamurras. Sipas policise, autori i dyshuar i vrasjes se sotme eshte Jetmir Llanaj, i cili menohet se ka marre hak per vrasjen e djalit.
I moshuari eshte vrare me 2 plumba dhe trupi i pajetë i tij u gjet tek rruga ‘Hoxha Tasim’, pranë farmacisë numer 5. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Per ngjarjen e shkuar, gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për dy vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta, të cilët janë shpallur fajtor për vrasjen e 9-vjeçarit dhe plagosjen e xhaxhait të tij.
© Panorama.al











