Tiranë, vritet me armë 33 vjeçari, nisin hetimet

Jul 29, 2011 | 10:06

TIRANË- Ekzekutohet me armë një 33 vjecar. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në rrugën “Shyqyri Ishmi” dhe dyshohet të ketë ngjarë pas mesnate.

Sipas të dhënave të para të policisë, viktima është identifikuar si shtetasi Sokol Doçit.

Në vendin e ngjarjes, policia bën me dije se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Në vend u ngrit një grup ekspertësh që po hetojnë lidhur me ngjarjen, shkaqet e saj dhe autorësinë.

© Panorama.al

Te lidhura