
Bashkia e Tiranës ka vazhduar edhe sot aksionin e saj për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Sot, aksioni u ndal në zonën e “Shallvareve” në Tiranë, ku po prishet një shtesë ngjitur me një nga pallatete e vjetra të kësaj zone.
Sipas drejtorit të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, policia fillimisht ka hasur në kundërshtinë e ndërtuesit por më pas, sipas tij, është bindur se duhet zbatuar ligji.
Ky ndërtim ishte ndërtuar gjatë kohës së ndërrimit të kryebashkiakut.
Sipas Hoxhës, situata në Bashkinë e Tiranës ka ndryshuar. Ai i ftoi qytetarët që të respektojnë ligjin dhe kriteret për të ndërtuar.
Ai shtoi se, aksioni i Bashkisë do të vazhdojë për identifikimin e ndërtimeve pa leje dhe më pas prishjen e tyre.
© Panorama.al











