Një shpërthim i fuqishëm është shënuar sot në kryeqytet në zonën e “21 Dhjetorit”, ne oret e para te mengjesit.
Policia ka njoftuar se nuk ka dëme në njerëz, veçse dëme të mëdha materiale.
Eksplozivi ishte vendosur në katin e 6-të të një pallati, ndërsa ende nuk ka informacione se cili ka qenë motivi i vendosjes së lëndës shpërthyese.
Policia ka nisur hetimet, dhe po punon për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shpërthimi mendohet se ka qenë i komanduar.
© Panorama.al











