Tiranë, rrëzohet shtylla e tensionit dhe 2 pemë

Aug 24, 2012 | 17:26
Ura e Peshkatarit

TIRANE- Rrëzimi i një shtylle tensioni dhe i dy pemëve ka bllokuar prej disa minutash rrugën në zonën e quajtur “Ura e Peshkatarit”, rreth 9 km nga qendra e kryeqytetit.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në shembjen e shtyllës dhe pemëve, ndërsa policia rrugore është në vendngjarje dhe po punon për hapjen sa më shpejt të aksit rrugor për qarkullimin.

Mësohet se në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur edhe forca zjarrëfikëse, si dhe specialistë të CEZ Shpërndarje të cilët do të bëjne edhe stakimin e rrymës elektrike.

© Panorama.al

Te lidhura