TIRANË- Një 18 vjeçar, nxënës në gjimnazin “Ismail Qemali” të Tiranës është plagosur me armë zjarri.
Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, në një lokal aty pranë.
Mësohet se i riu ka marrë një gërvishtje plumbi në kokë dhe në dorë, por për fat është jashtë rrezikut për jetën.
Ai është transportuar në spital për të marrë ndihëm mjekësore.
Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimin për shkaqet e plagosjes dhe identifikimin e autorit.
© Panorama.al











