Dy punëtorë të sektorit të ndërtimit mbetën të plagosur në vendin e tyre të punës.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në zonen e “Qytetit Studenti”, ku ka mbetur i plagosur shtetasi, Besnik Merguti, 45 vjeç, i cili mësohet se është në spital në gjendje të përkeqësur shëndetësore.
I plagosuri tjeter eshte identifikuar si Shkelzen Lipo. Mësohet se dy punëtorët janë plagosur në momentin e hedhjes së betonit ne shtepine ku po punonin.
Policia ka nisur menjehere verifikimin e kushteve ne te cilat po punonin dy te plagosurit.
© Panorama.al











