Tiranë, përplasje me armë pas një aksidenti

Jul 27, 2011 | 14:47

TIRANË- Një aksident mes dy makinash në Tiranë është shndërruar në një përplasje me armë mes drejtuesve. Ngjarja ka ndodhur në mesdite, në afërsi të rrugës “Ali Demi” dhe ka përfunduar me një person të plagosur me armë, për fat jashtë rrezikut për jetën.

Gjithcka duket se ka nisur pas fërkimit të dy automjeteve Suzuki me targë TR 5019 G dhe Reno AA574AI.

Menjëherë të dy drejtuesit janë konfliktuar fillimisht me fjalë e më tej sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

I plagosuri është dërguar për mjekim në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© Panorama.al

Te lidhura