Shqipëri- Serbi, nënshkruajnë për heqjen e vizave

Jul 5, 2011 | 18:58
Gjate nenshkrimit te marreveshjes

Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruar sot  marrëveshjen për heqjen e regjimit të vizave  mes dy vendeve.

Marrëveshja “mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve”, u nënshkrua nga zëvendësministri i jashtëm shqiptar, Selim Belortaja dhe ambasadori i Republikës së Serbisë në Tiranë, Miroljub Zaric.

Kjo marrëveshje  është e bazuar mbi parimet e reciprocitetit të plotë midis dy shteteve, vullnetit të mirë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe synon mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin.

Marrëveshja parashikon përjashtimin nga viza për hyrjen në territorin e secilës palë për një vizitë ose qëndrim që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve.

Për një qëdrim më të gjatë se 90 ditë, për qëllime studimi, punësimi, ribashkimi familjar, etj, shtetasit e të dy vendeve do t’i nënshtrohen kërkesave të legjislacionit të brendshëm të secilit vend.

 

© Panorama.al

Te lidhura