Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot grupin e punës së Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, në të cilin bëjnë pjesë personalitete të fushës përkatëse.
Në përbërje të grupit për ndërtimin e Agjencisë janë, Profesor Gani Moka – Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK), Dr. Teita Myrseli – Drejtore e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Prof. Dr. Enver Roshi – Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Avokat Altin Goxhaj – Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit në Tiranë, Dr.Ariela Struga – Drejtore e Drejtorisë së Vlerësimit të Riskut – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Dr.Zef Preci – Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe Dr.Pranvera Kastrati – Drejtore e Mbikqyrjes së Tregut, në METE
Gjatë prezantimit të grupit të punës, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti tha se puna e kësaj zyre do të mbështetet në dy shtylla kryesore; komunikimi i përhershëm me konsumatorin e kryeqytetit dhe në krijimin e një strukturë operative, e cila do të verifikojë ankesat e konsumatorëve, për të marrë më pas të gjitha masat përkatëse në mbrotje të konsumatorit.
Sipas tij Bashkia do të vendosë në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit një numër telefoni dhe një websajt në internet, ku konsumatori do të dërgojë të gjitha pakënaqësitë dhe denoncimet.
Panariti theksoi se përveç anëtarëve të prezantuar sot, zyra do të bashkëpunojë në vazhdim me personalitete të tjerë nga bota akdemike, shoqëria civile dhe specialistë të fushës.
Formimi i Zyres per Mbrotjen e Konsumatori eshte nje nga premtimet elektorale te kryetarit te ri te Bashkise, Lulzim Basha.
© Panorama.al











