Tiranë, konfliktohen 2 efektivë të policisë bashkiake

Aug 2, 2011 | 15:38

TIRANE- Dy efektivë të policisë bashkiake janë konfliktuar sot në rrethana ende të pasqaruara. Nga njoftimet e para mësohet se Eduard Durrësi ka goditur me qytën e pistoletës kolegun e tij, i cili ende nuk është identifikuar. Policia ka mbërritur në vengjarje, ndërsa ka nisur hetimet. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me shkakun që ka çuar në konfrontimin fizik mes dy efektivëve të policisë.

© Panorama.al

Te lidhura