Tirane, gjendet i varur një 60- vjeçar

Jul 14, 2011 | 14:34

TIRANE- Një 60-vjeçar është gjetur sot i vetëvarur në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Viktima është identifikuar si, Merko Shehu i cili mendohet të jetë endacak. Policia ende nuk ka shumë të dhëna lidhur me viktimën dhe shkaqet që kanë çuar 60-vjeçarin drejt këtij akti.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet e mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura