Trupi i djegur i një të riu është gjetur sot në zonën e Liqenit artificial në kryeqytet.
Vetëm pak minuta më vonë, policia ka mundur të identifikojë viktimën. Ai është Urim Trosti, 21 vjeç.
Dyshohet se djegia ka qenë aksidentale. Sipas policisë, viktima ka qenë duke fjetur pranë zjarrit dhe është djegur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka gjetur vdekjen i riu.
© Panorama.al











