Tiranë- Elbasan, mjegulla vështirëson qarkullimin

Jul 24, 2012 | 16:35
Foto Ilustruese

Një mjegull e dendur ka përfshirë një pjesë të rrugës Tiranë- Elbasan duke e bërë të vështirë kalimin e automjeteve.

Policia njoftoi se nga km 22 deri në km 29 rruga kalohet me vështirësi dhe parqet rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Mjegulla ka përfshirë prej mesditës aksin nga Graceni deri në Bërzhitë. Policia fton drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë kalimit të këtij aksi rrugor.

© Panorama.al

Te lidhura