Tiranë, tre persona humbën jetën nga aksidentet

Aug 24, 2012 | 17:56
Ura e Tabakëve

TIRANE- Në një hark kohor të shkurtër dy aksidente janë regjistruar në rrugët e Tiranës. Bilanci, dy të vdekur.

Rreth orës 17:15 u njoftua se një autobus i linjës së Unazës ka përplasur një motorr në afërsi të Stacionit të Trenit. Drejtuesi i motorrit është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak, ku pavareisht perpjekjeve te mjekeve, personi i peidentifikuar ka nderruar jete.

Policia shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet që kanë çuar në aksident.

Më herët një tjetër aksident u regjistruar, me pasojë një të vdekur. Rreth orës 16:30 minuta në vendin e  quajtur Ura e Tabakëve, një 40- vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë në përpjekje për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Policia nuk identifikoi viktimën si dhe autorin e aksidentit, ndërsa po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit të rëndë.

Gjate paradites, nje tjeter aksident eshte regjistruar ne rruget e Tiranes. Nje guar, e identifikuar si, Drane Beka, 46 vjeç u perplas nga nje makine, tip Volkswagen, ne vendin e quajtur kthesa e Bathores.

 

© Panorama.al

Te lidhura