Një makinë e tipit fuoristradë u përfshi nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa mësohet se në makinë nuk ka patur njerëz në momentin e djegies.
Dy zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ende nuk dihen arsyet e djegies së makinës.
Mësohet se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka bërë lokalizimin e zonës.
© Panorama.al











