Një autobus është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Policisë Bashkiake.
Dy zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Nuk pati dëme në njerëz, vetëm materiale, ndërsa autobusi ishte jashtë funksionit.
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë shkaktuar zjarrin.
© Panorama.al











