Aksidentohet për vdekje një shitës ambulant

May 13, 2012 | 15:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANE- Një person është përplasur për vdekje mesditën e sotme në Tiranë nga një makinë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur ne zonën e “Shkollës së Bashkuar”, ndërsa viktimë mendohet se është një shitës ambulant. Viktima është përplasur nga një automjet i tipit autostradë me targë EA 497 ZL.

Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e makinës, gjë që ka çuar në humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit.

Nga përplasja mësohet se janë rrëzuar edhe disa pemë në anë të rrugës. Ende nuk ka të dhënë lidhur me identitetin e viktimës, i cili ne momentin e aksidenti shiste paketa cigaresh ne anë te rruges. Nuk eshte e qarte nese tregtari ka humbur jeten nga perplasja me makinën apo nga zënia poshte e pemeve te rrezuara. Policia është në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

© Panorama.al

Te lidhura