Tiranë, bie nga pallati i moshuari, humb jetën

May 2, 2012 | 20:39
Foto Ilustruese

TIRANE- Një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Nga të dhënat e policisë, viktima është identifikuar si, Adem Buzi,  70 vjeç.

Dyshohet se viktima ka qenë i verbër, ndërsa në momentin e aksidentit ai ka qenë vetëm në shtëpi. Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në rënien nga ndërtesa të të moshuarit, por paraprakisht mendohet se fakti që ishte i verbër mund të jetë bërë shkak për aksidentin.

© Panorama.al

Te lidhura