
TIRANE- Një punëtor rreth 43 vjeç humbi jetën në vendin e tij të punës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e quajtur “Porcelani” në kryeqytet, ku 43- vjeçari i identifikuar si, Xhavit Qatipi po punonte në katin e pestë të një pallati në ndërtim.
Për shkaqe ende të panjohura, mësohet se viktima ka rënë nga skela, nga kati i pestë ku ka gjetur menjëherë vdekjen.
Policia mberriti ne vendngjarje dhe nisi hetimet.











