Tiranë, Bashkia prish një tjetër ndërtim pa leje

Aug 18, 2011 | 18:59

TIRANE- Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor të Tiranës, ka vazhduar aksionin e saj për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet.

Sot është prishur një ndërtim pa leje në zonën e Selitës, në rrugën “Ibrahim Dervishi”.

“Ky është aksioni i radhës i Policisë Bashkiake. Ne do të zbatojmë ligjin dhe këtë do ta bëjmë çdo ditë”, – u shpreh për mediat drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

Sipas zyrës së shtypit të bashkisë,  brenda 10 ditëve, Policia Bashkiake ka kryer 8 aksione për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa janë bllokuar qindra raste të tjera, ose tentativa për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Policia Bashkiake ka nisur prej disa ditësh aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje.

© Panorama.al

Te lidhura