Tiranë, aksidentohet për vdekje 75- vjeçarja

Jun 2, 2012 | 10:24

TIRANE- Një 75- vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e përplasjes nga një automjet. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, në zonën e njohur si “Unaza e RE”. Makbule Avdo humbi jetën ndërsa po kalonte në anën tjetër të rrugës. Sipas policisë ,në këtë moment, 75- vjeçarja është përplasur për vdekje nga automjeti. Policia ka mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke shoqëruar drejtuesin e automjetit. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura