Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Tiranë ka përshpejtuar punën e saj në funksion të rritjes së numrit të qytetarëve që do të marrin lejen e legalizimit për ndërtimin informal të vetëdeklaruar. Gazeta publikon sot ekskluzivisht 278 emrat që duhet të paraqiten pranë kësaj drejtorie që gjendet në rrugën “Hysen Xhura” në kryeqytet, për të marrë lejen e legalizimit. Në vijim kjo drejtori po punon me kapacitet të plotë për të përfunduar edhe dosje të tjera tekniko-ligjore që do të çojnë më tej procedurat e radhës deri në legalizimin e plotë të objekteve informale të deklaruara nga qytetarët dhe që përmbushin kriteret e përcaktuara nga ligji.
Lexoni lajmin e plote duke klikuar mbi: PDF











