Tirana, Pejiç-Hysa, për sulmin bardheblu

Jun 24, 2011 | 11:22

Pejiç-Hysa pritet të jetë dyshja që do të rreshtohet në vijën e parë të sulmit bardheblu. Kroatit dhe sulmuesit të talentuar tiranas pritet që t’u besohet reparti ofensiv për sezonin e ri. Pero Pejiç mund të rinovojë shumë shpejt, ndërkaq sulmuesit të Laçit pritet që nga dita në ditë t’i bëhet oferta për t’iu bashkuar sërish kryeqytetasve. Sulmi ka qenë një pikë e dobët e Tiranës në sezonin e fundit, nisur nga kjo klubi nën miratimin e stafit teknik, të drejtuar nga i sapoemëruari Rubio Sançez, do të bëjë zgjedhjet e duhura për të zgjidhur këtë ngërç. Kujtojmë që Pero Pejiç kushton rreth 70 mijë euro në sezon, një shifër realisht e madhe, mirëpo klubi do ta bëjë një sakrificë edhe për këtë vit. Ndërsa Vilfor Hysa, pavarësisht konflikteve që ka pasur me shefin e klubit Dimraj, vlerësohet nga drejtuesit më të lartë, ndaj pritet që shumë shpejt ai të firmosë me klubin bardheblu.

© Panorama.al

Te lidhura