
Tirana do të luajë e tëra në sulm duke kërkuar që të marrë të paktën në nde-shjen shtëpiake një rezultat pozitiv ndaj sllovakëve të Spartak Trnavës.Një gjë të tillë e ka theksuar edh trajneri spanjoll i bardhebluve, i cili ndër të tjera ka mbajtur të fshehtë formacionin. “Duhet të mësoheni me mua. Jo vetëm në ndeshje të tilla të Kupave të Europës, por edhe në takime në kampionat apo kupë unë nuk do ta shpall një ditë para formacionin. E kam praktikë pune që këtë gjë e bëj vetëm një orë para fillimit të ndeshjes”, ka pohuar dje pas stërvitjes Hulian Rubio për mediat.
Tekniku spanjoll gjithsesi ka treguar strategjinë e tij për të munduar Spartakun. “Shikoni, flitet shumë për lojën sulmuese, me një sulmues apo me dy etj. Unë nuk e shikoj këtë gjë në aspektin se me sa lojtarë sulmues luhet, por me mënyrën sesi luan skuadra. Nëse ti hedh në fushë një ekip me detyra sulmuese, atëherë edhe mesfushori do të bëjë golin. Por, në rastin tonë, kur ne kemi pak dijeni për kundërshtarin, si fillim do të duhet që të shikojmë ecurinë dhe ta njohim disi në fushën e lojës dhe më pas do të bëjmë ndryshimet që do të na nevojiten për ta fituar ndeshjen”, ka pohuar tekniku spanjoll. Kujtojmë se asnjë nga drejtuesit e Tiranës nuk ndoqi nga afër ndeshjen e kthimit të Spartakut ndaj Zetës së Malit të Zi për të pasur më shumë informacion për këtë skuadër. Gjithsesi, tekniku e bën një tragjedi këtë gjë. “Nuk ka ndikuar shumë fakti që nuk shkuam në Mal të Zi për të parë ndeshjen e Spartakut, por e mira do të kishte qenë që të ishim atje për të marrë më shumë informacione. Gjithsesi, ajo që më shqetëson më shumë është se nuk kam pasur kohët të mjaftueshme në dispozicion për të stërvitur këtë skuadër dhe për të përgatitur këtë ndeshje. Në këtë kontekst, nuk mund të them se kam në dorë skuadrën më të mirë, pasi kam vetëm 15 ditë që i stërvis këta lojtarë dhe kështu që nuk është e munduar që të kesh kondicionin e duhur dhe të marrësh më të mirën nga kaq pak kohë në dispozicion. Nëse më pyesni për probleme, ato do t’i shikojmë në ndeshje, pasi për momentin nuk mund t’ju them asgjë. Disa lojtarë erdhën vetëm para pak ditësh, disa të tjerë nuk u stërvitën me ne në fazë përgatitore për probleme dokumentacioni, ndaj, hë për hë nuk mund të themi se kjo është Tirana më e mirë. E, megjithatë, këtu nuk ka kohë për justifikime dhe të tilla nuk do dëgjoni nga unë, por do shikojmë që ta fitojmë ndeshjen dhe mundësisht të kualifikohemi”, tha Rubio.
Tirana-Spartak Trnava
Sonte, ora 20:00/
Stadiumi: “Qemal Stafa”
Formacionet e mundshme
Tirana (4-3-2-1): I.Lika, Pashaj, Osmani, Dushku, Dabulla, G.Muça, Situma, Karabeci, G.Lika, Al Ajmi, Bala. Trajner: J.Sançez
Spartak Trnava (4-4-2): Slovençiak, Malçarek, Gros, P.Kartota Diablo, Kashçak, Karhan, Biçak, Proshazka, Bernat, Tomaçek. Trajner: Pavel Hoftish
LEONARD KARAJ
© Panorama.al











