Tirana kryeqytet, Rama: Festojnë hipokritët

Feb 11, 2012 | 11:13

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi menjëherë për festimet e maxhorancës me rastin e 92 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Në një mesazh në Tëitter, Rama shprehet se “Festojne 92 vjetorin e TR ata qe e penguan barbarisht per synime politike e pastaj ia vodhen votat diten per diell. Hipokrizia ne pushtet!”

Gjatë paradites së sotme kryeministri Berisha dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha përkujtuan shpalljen e Tiranës kryeqytet.

Politika tha kryeministri, ia ka mohuar zhvillimet e mëdha Tiranës.

© Panorama.al

Te lidhura